” Zoti i kasaphanës” me autor Jasmina Reza dhe regjisor Milos B. Andonovski.

Autor Jasmina Reza dhe regjisor Milos B. Andonovski.

Premiera e shfaqjes: 27 dhe 28 Prill 2023

Regjisor: Milos B. Andonovski, Skenografia: Martin Manev

Kostumografi: Irina Tosheva, Dizajn i posterit: Natasha Vçkova

Aktorët: Irena Mirçeska, Marko Bogdanovski, Mia Kantarzhieva-Petrovska, Gjorgi Neshkoski

Premiera e shfaqjes “Zoti i kasaphanës” nga autorja Jasmina Reza me regji të Milos B. Andonovski u shfaq premierë më 27 dhe 28 prill 2023 para publikut të Teatrit të Tetovës në sallën e vogël të Qendrës së Kulturës në Tetovë.

Shfaqja u prezantua para 100 spektatorëve në natën e premierës, pra gjithsej 200 spektatorë në dy shfaqjet premierë. Numri i spektatorëve ishte i kufizuar për shkak të formës kamertale të shfaqjes.

Teksti i Jasmina Rezës përkufizohet si një zhanër komedi-dramë, me elemente satirike të ekzagjeruara. Drama zhvillohet në qytetin e Parisit bashkëkohor, në një apartament, gjegjësisht në dhomën e ndenjjes së çiftit Ullie, fëmija i të cilive është goditur me shkop nga një bashkëmoshatar-gjegjësisht fëmija e një çifti tjetër – të cilët vijnë në apartaminin e çiftit Ullie për ta sqaruar situatën e me gjasë për tu pajtuar.

Variantet e këtij teksti janë të shumta dhe në shumë prej tyre koha dhe hapësira, si dhe emrat e personazheve janë ndryshuar në varësi të vendit të prodhimit. Për sa i përket vendosjes së tekstit në Teatrin e Tetovës, rëndësi i është kushtuar kontekstit lokal, duke i kushtuar vëmendje dhe duke ruajtur stilin, humorin dhe unitetin e tekstit.

Shfaqja nuk është e ndarë në skena dhe rrjedh pa pushim nga fillimi në gjer në fund. Aktrimi është realist, kryesisht minimal, përveç momenteve të ekzagjerimit megjithatë të dozuara e me kujdes.

Me shfaqjen “Zoti i kasaphanës”, Teatri i Tetovës fillon aktivitetet teatroro për vitin 20223 dhe do të vazhdojë me repriza në muajt e mbetur të vitit, duke e mbajtur këtë projekt aktiv para shikuesve të cilët e kanë përcjellë shfaqjen me shumë interes.

By Admin