Blog

EVOLUTA DHE PERSPEKTIVAT E FILMIT SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT

EVOLUTA DHE PERSPEKTIVAT E FILMIT SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT

Filmi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk mund të shihet jashtë peizazhit të përgjithshëm të jetës kulturore dhe artistike gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe me shumë sfida të tranzicionit. Shqiptarët gjatë kohë kanë qenë të përjashtuar nga jeta institucionale sidomos në dimensionin e kulturës dhe artit. Peizazhi i përfshirjes së krijuesve shqiptarë në suazën e mbështetjes financiare shfaqet i zbehtë dhe me diskriminime të shumta, të cilat kanë buruar nga politika kulturore diskriminuese dhe gati se përjashtuese për krijuesit dhe artistët shqiptarë. Institucionet duke u udhëhequr nga politika recidiviste të një mendësie të tejkaluar kanë qenë gati se plotësisht…
Read More
“A jam emigrant apo..?!” nga Senad Abduli

“A jam emigrant apo..?!” nga Senad Abduli

Ka realizuar filmin e metrazhit të shkurtër “Kohë e bukur për të vdekur”, filmin “Aida”, “Pse unë” dhe “Eksperienca të njëjta nga këndvështrime të ndryshme”, filmin dokumentar “A jam emigrant apo..?!”. Në realizim e sipër ka filmin i gjatë artistik “ Marrëveshja”. Edhe Abduli dallohet për trajtimin e temave të veçanta nga përditshmëria, të cilat ngritën në narracion filmik me mesazhe të thella njerëzore. Është përgjithësisht kjo planimetria filmike njerëzore mbi të cilën Abduli vendos fatet e personazheve të tij dhe që sjellin botët e tyre në tërësinë narrative të filmit.  Filmat e Senad Abdulit gjithashtu janë prezantuar në shumë…
Read More
Seriali televiziv Bashkallajk

Seriali televiziv Bashkallajk

 Me produksion te televizionit Kosovarë Tëvë 1 dhe bashkunim me 3 aktor të R.M.V Skenarist  Ard Islami, Regjia Ilir Bokshi , Organizatore Miranda Gallapeni Kostumografe: Adelinë Mziu Aktorët: Sara Bajrami Behar Nesimi Muzbajdin Qamili Muradije Muriqi Donat Qosja Ryva Kajtazi Seriali Bashkallajk është seriali më i ri komik, ky serial është bërë pjesë e pothuajse gjitha shtëpive shqiptare për arsye të tematikes interesante e të komentuar gjithmonë në mesin tonë por asnjëher e parë në ndonje serial televiziv. Tematika e veçantë e këti seriali bëri që ti bashkojë aktorët shqiptar nga treva të ndryshme si Kumanova, Tetova, Prishtina e Peja.…
Read More
“I fshehuri” nga Arsim Fazlija

“I fshehuri” nga Arsim Fazlija

Ka realizuar filmin e shkurtër “Një fjalë”, filmin e gjatë artistik “ I fshehuri”, ndërsa është në realizim e sipër të filmit dokumentar “Pasuria”. Edhe Fazliu temat i gjen në përditshmëri, në ato skuta të shpirtit njerëzor të cilat më pas ngritën në art.
Read More
“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” nga Kushtrim Bekteshi

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” nga Kushtrim Bekteshi

Kushtrim Bekteshi ka realizuar filmin artistik-zhanri komedi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”.  Një film që është pritur mirë nga publiku dhe që në esencë përmes situatave komike dekonstruon një mentalitet, një mendësi, një realitet dual dhe kompleks shqiptar. Pikërisht përmes situatave komike Bekteshi arrin që të depërtojë në realitetet e brendshme të shtresuara, të cilat vijnë përmes fateve të personazheve, përmes një kaosi të krijuar pas ardhjes së tri prostitutave në një fshat, që realisht shfaqet si një mikrokozmos mendësie tipike.  
Read More
I TRETURI – NJË TREGIM PËR LUFTËN, FAJIN DHE SHËLBIMIN

I TRETURI – NJË TREGIM PËR LUFTËN, FAJIN DHE SHËLBIMIN

Shkruan:Emir Hamzai "I Treturi" është një portretizim i temës së luftës dhe viktimave diskrete që merr ajo, sidomos në aspekt të tëhuajsimit të njeriut, marrëdhënieve njerëzore, familjare dhe brenda komunitetit. I realizuar me një ndjeshmëri të theksuar, narrativi filmik zhvillohet kryesisht rreth Beqirit, një emigrant shqiptar i moshuar, që jeton ditët e tij të fundit larg vendlindjes, në përballje të vazhdueshme me fajin, izolimin dhe trazirat e brendshme që e mundojnë. Filmi përdor një stil rrëfimi jolinear, që luhatet midis së shkuarës dhe së tashmes. Jeta aktuale e Beqirit me gruan e tij zvicerane, karakterizohet nga heshtja - një heshtje…
Read More
Vështrim filmologjik për filmin dokumentar “Kauboji i fundit i Ballkanit” nga regjisori Sabidin Aliu.

Vështrim filmologjik për filmin dokumentar “Kauboji i fundit i Ballkanit” nga regjisori Sabidin Aliu.

Vendet e Ballkanit janë mezi të njohura për prodhime filmash, megjithatë po fitojnë peshën tyre ndonëse me ritëm të ngadalshëm. Specifika e këtyre krijuesve të Ballkanit është ndërlidhja e traditës vendore me historinë e madhe të filmit, e shpeshherë edhe me nënshkrimin autentik e autorial. Në pjesën ku tregohen emrat e realizuesve të filmit, emrat e tyre figurojnë njëkohësisht si regjisorë e skenaristë. Kjo vërtetë sa është e vështirë për një autor, sidomos kur mungon përkrahja institucionale dhe përkrahja e bizneseve private që rrallëherë janë të mjaftueshme për ta përmbyllur projektin ashtu siç e ka projektuar regjisori, aq është e…
Read More
“Peshqit e mëdhenj nuk notojnë në akuarium të vogël” ose mishmashi i zhanrit

“Peshqit e mëdhenj nuk notojnë në akuarium të vogël” ose mishmashi i zhanrit

-për filmin PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR Regjia: Kushtrim Bekteshi               Mendoj se të gjithë jemi të pajtimit se është nevojë e patjetërsueshme si uji, të kemi doza humori në jetën tonë të përditshme. Njashtu, ka nevojë të madhe për të krijuar filma që përcaktohen edhe sipas zhanrit të jenë komedi. Por, çfarë është ajo që ne e quajmë komedi? Ku janë kufijtë komikes e humorit dhe a ka mundësi të madhe që krejt këto të thyhen e të marrin tjetër kahe gjatë trajtimit filmik? Përcaktimi dhe shpjegimi i humorit mbetet një sfidë me rreziqe, mjaft e ndërlikuar…
Read More
NGA KRONIKA E PARË DERI TE DOKUMENTARI I PAMBARUAR…

NGA KRONIKA E PARË DERI TE DOKUMENTARI I PAMBARUAR…

Shkruan:Merita Çoçoli - Sali Alush Kamberi, gazetari i parë në Redaksinë Shqipe në Televizionin e Shkupit, kronikën e tij të parë televizive e filloi me një ngjarje tragjike, e cila i la  përgjithmonë gjurmë në përgjegjësinë  e tij profesionale, në formimin e tij, fillimisht si gazetar dhe, më vonë, si dokumentarist.     30 nëntor 1967                                                                                                                                                            Ishte një mëngjes i ftohtë me ngjyrë gri, kur Alush Kamberi një gazetar rishtar 19 vjeç, erdhi në orën 9-të nga Tetova në Redaksinë Shqipe të Televizionit e Shkupit në Maqedoni - ish Republikë e Jugosllavisë. Redaksitë dhe studiot e televizionit ndodheshin në…
Read More