30
Dec
Filmi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk mund të shihet jashtë peizazhit të përgjithshëm të jetës kulturore dhe artistike gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe me shumë sfida të tranzicionit. Shqiptarët gjatë kohë kanë qenë të përjashtuar nga jeta institucionale sidomos në dimensionin e kulturës dhe artit. Peizazhi i përfshirjes së krijuesve shqiptarë në suazën e mbështetjes financiare shfaqet i zbehtë dhe me diskriminime të shumta, të cilat kanë buruar nga politika kulturore diskriminuese dhe gati se përjashtuese për krijuesit dhe artistët shqiptarë. Institucionet duke u udhëhequr nga politika recidiviste të një mendësie të tejkaluar kanë qenë gati se plotësisht…