“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” nga Kushtrim Bekteshi

Kushtrim Bekteshi ka realizuar filmin artistik-zhanri komedi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”.  Një film që është pritur mirë nga publiku dhe që në esencë përmes situatave komike dekonstruon një mentalitet, një mendësi, një realitet dual dhe kompleks shqiptar. Pikërisht përmes situatave komike Bekteshi arrin që të depërtojë në realitetet e brendshme të shtresuara, të cilat vijnë përmes fateve të personazheve, përmes një kaosi të krijuar pas ardhjes së tri prostitutave në një fshat, që realisht shfaqet si një mikrokozmos mendësie tipike.  

By Admin