Seriali televiziv Bashkallajk

 Me produksion te televizionit Kosovarë Tëvë 1 dhe bashkunim me 3 aktor të R.M.V Skenarist  Ard Islami, Regjia Ilir Bokshi , Organizatore Miranda Gallapeni Kostumografe: Adelinë Mziu Aktorët: Sara Bajrami Behar Nesimi Muzbajdin Qamili Muradije Muriqi Donat Qosja Ryva Kajtazi Seriali Bashkallajk është seriali më i ri komik, ky serial është bërë pjesë e pothuajse gjitha shtëpive shqiptare për arsye të tematikes interesante e të komentuar gjithmonë në mesin tonë por asnjëher e parë në ndonje serial televiziv. Tematika e veçantë e këti seriali bëri që ti bashkojë aktorët shqiptar nga treva të ndryshme si Kumanova, Tetova, Prishtina e Peja. Ajo që tërheqi të gjithë është dashuria e djalit nga Tetova me vajzën nga Prishtina, dhe pamvarësisht dallimeve të vogla gjuhësore dhe kulturore dy të rinjët duhen fort, por kanë presion të madh nga familjet e tyre. Familja e vajzës e përbërë nga Nëna e saj karieriste, babai një profesor “pa sherr” e gjyshja intelektuale e moderniste nuk e dëshirojnë këtë martesë sepse e shohin si penges në rrugtimin e vajzës së tyre drejtë suksesit e karierës, e ata shpresojnë në çdo moment që vajza një ditë do e ndryshojë mendjen. Kurse babai i dhëndrit nga Tetova shfaqet si një njeri modest e fetar por me ca bindje paksa konzervative dhe nuk dëshiron një nuse prishtinase e paksa të lazdruar për djalin e tij. Gjëja që e bën të vaçant këtë serial është paraqitja e këtyre dy kulturave te ndryshme e dialekti tetovarë që është aq i veçant e ndonjëher edhe qesharak për ata që nuk e kuptojnë. Kjo ndeshje kulturash ku njëra ndoshta është më pak e “shkolluar” por që dashurin dhe dhembshurin e kan të theksuar për njëri tjetrin dhe tjetra ku shkollimi e intelektualiteti nuk mungon por kan harruar dashurin dhe rrespektin për njëri tjetrin bënë që të tërhiqte shumë vëmendje e ndoshta dhe të marrin një mesazh shumë të fortë të gjithë ata që e shikojnë. Parashtrohet pyetja se: Athua vallë çka do mësojnë këto dy familje nga njëra tjetra?!

By Admin